Apostolova apelon me u respektue Ligji për Zonën e Mbrojtun

Shefja e Zyrës së BE’s në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka mbështetë ndërpremjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë, mbas ankesës së Kishës Ortodokse Serbe në këtë pjesë.

“Është shumë e rëndësishme që Ligji për Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit të respektohet në mënyrë strikte dhe çdo veprim i mundshëm të aprovohet nga Këshilli Implementues dhe Monitorues”, ka shkrue ajo në “Twitter”.

Ndërpremjen e punimeve në rrugë e ka mbështetë edhe ambasadori i SHBA’ve, Greg Delawie.

Dje Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit kishin l’shue nji komunikatë për media, përmes së cilës kanë thanë se i kanë njoftue përfaqësuesit e BE’s, OSBE’s dhe KFOR’it se: “Qeveria e Kosovës ilegalisht ka nisur ndërtimin e rrugëve në rrugën transitore Deçan-Plavë brenda zonës speciale të mbrojtur përreth Manastirit të Deçanit”.

 

Shperndaje në: