Raporti i sistemit TIMS: A u larguen 5 ministra jashtë vendit nga tuta e protestave?

Një ditë mbas protestës së opozitës ditën e Shtunë, ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se dje janë largue nga Shqipnia pesë ministra.

Berisha e lidh largimin e tyne me protestën e opozitës, ndërkohë që thotë se kjo vërtetohet nga sistemi TIMS ku vërtetohet se të Premten kanë dalë për në Mal të Zi pesë ministra.

“Vetem per ne Mal te Zi, sipas sistemit TIMS te premten pasdite kaluan kufirin 5 prej tyre. Njerezit qe gogesijne gjithe diten pasurite nga droga dhe vjedhja e takspagueseve nuk kane parim, moral apo atdhe! Ne kete aspekt revolta e opozites e dt 26 maj 2018 perseriti pa dhune dhe ne nje forme tjeter 14 shtatorin e vitit 1998”, shkruen Berisha në Facebook.

 

Shperndaje në: