Ironizon Djuric: Me kend e krahason dialogun e Brukselit

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e ka krahasue me nji maratonë të vrapimit, tue e cilësue si diçka të gjatë dhe të mundimshme.

Këto komente Djuric i bani pak para nisjes së gjysë-maratonës së Brukselit ku ai asht tue marrë pjesë.

“Dialogu i Brukselit është një maratonë, dhe jo një garë sprinti”, citohet të ketë thanë Gjuriq.

Madje ai thotë se për këto negociata asht shumë e randësishme me qenë mirë i pregaditun edhe fizikisht.

“Është e rëndësishme që të jesh mirë i përgatitur edhe fizikisht, ngase nganjëherë kemi pasur mbledhje edhe nga 18-19 orë. Kur pala tjetër shkonin për të fjetur, ne kishim ende forcë për të vazhduar”, shtoi ai.

Serbia “duhet me durue”, u shpreh Djuric, tue shtue se, ndryshe nga negociatat, maratona “e di se ku fillon dhe mbaron”.

 

Shperndaje në: