Vrasja e Ivanovic – Serbia akuzon Kosovën për zbardhjen e vrasjes

Ende nuk ka asnji të dyshuem për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic.

E për këtë shteti serb po e akuzon Kosovën, që simbas tyne nuk po dëshiron me zbardhë këtë vrasje.

Ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburovic ka thanë se nëse Kosova ka me pranue hetimin e përbashkët hetimet kishin me qenë ma efektive.

“Nuk ka vullnet të autoriteteve të Prishtinës për ta hetuar këtë çështje. Në fillim ata nuk pranuan hetimin e përbashkët, dhe unë mendoj se do të ishte shumë më efektiv”, tha Kuburovic për Kurir.

Tutje ajo ka fol edhe për faktin që kamerat në vendin e ngjarjes nuk kishin funksionue deri në 10 minuta mbas vrasjes së Ivanovic’it.

“Nuk do t’i vlerësoja këto komente. Prokruroia nuk duhet të zbulojë informacione, por të mbledhë dhe pastaj të përcaktojë nëse ka bazë për aktakuzë”, theksoi ajo.

Simbas Kuburovic, edhe informacionet e para të dërgueme nga Kosova kanë qenë të vonuem.

“Prokuroria e Beogradit kërkoi infromacion konfidencial dhe disa prej tyre erdhën me vonesë. Një gjë mund ta them, që nuk ka asnjë pengesë nga Serbia”, deklaroi Nela Kuburovic.

Ndryshe Oliver Ivanovic ishte vra më 16 Kallnor para selisë së partisë që drejtonte.

Deri tash Prokuroria ka ba të ditun disa herë se nuk ka asnji të dyshuem.

 

Shperndaje në: