15 mijë vetima në 4 orë, ‘spektakël’ natyror në Britaninë e Madhe (foto)

Stuhitë dhe shiu i rrëmbyem kanë pllakos pjesën jugore të ishullit të Britanisë së Madhe, me vetima që kanë zbardh në mënyrë spektakolare qiellin mes errësinës së nji nate të zakonshme.

Rreth 15 mijë vetima janë regjistrue mbrenda 4 orësh mesnatën e së Shtunës.

Kjo solli që Aeroporti “Stansted” me raportue për vonesa në fluturime mëngjesin e kësaj të Dielle, mbasi nji goditje vetime nxori jashtë funksioni përkohësisht sistemin e furnizimit me karburant të avionëve.

Shërbimi kombëtar i motit, “Met Office” l’shoi paralajmërim në stadin e ngjyrës së verdhë për me pasë kujdes nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet përgjatë Uellsit dhe shumicës së territorit të Anglisë.

Mëngjesin e së Diellës, stuhitë shkaktuen ma shumë sesa 25 mm shi në disa pjesë të Uellsit dhe Midlands, për ma pak se nji orë.

Por, nuk ka mbarue me kaq, pasi Uellsi dhe Anglia jugore kanë me u përballë persëri me stuhi e vetima këtë fundjavë e deri të Hanën, ndërsa shërbimi meteorologjik paralajmëron edhe për kufizime të mundshme energjie, apo vonesa të trenave dhe autobusëve.

 

 

Shperndaje në: