Rekord në Francë, mbi 100 mijë euro për nji shishe venë

Nji shishe venë e vitit 1774 asht shit në ankand në Francën lindore, për nji shifër rekord prej 103.700 euro.

Shishja Vin Jaune (venë e verdhë) vjen nga rajoni lindor jura dhe asht ba me rrushë të mbledhun gjatë sundimit të mbretit Luigj i XVI.

Në të njajtin ankand, nji tjetër shishe nga e njajta vreshtë, u shit për 76250 euro dhe nji shishe e tretë për 73200 euro.

Të treja shishet e Vin Jaune, ishin ba nga duert e Anatoile Vercel.

Ato ishin në pronësinë e pasardhësve të tij në Arbois, zemrën verë-prodhuese të rajonit Jura dhe besohet se janë mes venave ma të vjetra që ekzistojnë në botë.

Blemsit ishin kanadezë dhe amerikanë, shkruen agjencia e lajmeve AFP.

Rekordi i deritanishëm i përkiste vitit 2011, kur nji shishe venë u shit për 57 mijë euro.

Në 1994, nji grup ekspertësh, kishin shijue nji shishe nga e njajta venë dhe i kishin dhanë asaj 9.4 nga 10 pikët e mundshme.

Simbas tyne ajo kishte edhe shije lajthish, vanilje dhe frutash të thata.

 

Shperndaje në: