AKA merr nji vendim ‘befasues’ për universitetet publike e private

Agjencia e Akreditimit te Kosovës ka vendos me zgjatë edhe për nji vjet të gjitha akreditimet e programeve ekzistuese.

Krejt kjo për shkak se funkcionalizimi i kësaj Agjencia ka pamundësue vlerësimin e programeve që kanë qenë në proces akreditimi.

Veç kësaj, AKA këtë vit nuk ka me ba akreditimin e asnji programi të ri studimi në universitete publike e private.

Vendimi për mos me akreditue asnji program studimi të ri në universitete publike e private asht marrë nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës, në mbledhjen e fundit.

Vendimi vlen për të gjitha universitete, ato publike dhe private.

Kjo Agjenci ka marrë edhe vendim për me shty edhe nji vjet akreditimin të gjitha institucioneve të arsimit të naltë që kanë pas akreditim deri tash.

Fajin pse e kanë shty akreditimin e kolegjeve dhe universiteteve ja kanë lanë mungesës së funkcionalizimit të Agjencisë së Akreditimit.

“Për më tepër, KSHC mori vendim për zgjatjen e akreditimit të të gjitha programeve të studimit të cilat kanë akreditim valid edhe për një vit, në mënyrë që procesi i vlerësimit dhe akreditimit të mos dyfishohet me rastin e fillimit të procesit të ri të akreditimit”, thuhet në vendimin e Agjencisë.

 

Shperndaje në: