Del edhe taksi fluturues, kjo asht fjala e fundit e tekonologjisë (video)

Nji ‘taksi fluturuese’ ka dalë për herë të parë për me u testue në lumin Seine në Paris.

Mbas pak minutash që qëndron në ujë, taksia rrit shpejtësinë dhe ngrihet në ajër tue reduktue zhurmën dhe tue ruejt baterinë.

Demonstrimi u ba para nji konference me drejtuesit e teknologjisë.

Pronari i jahtit francez, i cili asht edhe bashkëthemelues kërkon me sjellë nji shërbim të shpejtë taksie.

Asht projektue që thirrja me u ba me anë të nji aplikacioni në celular.

Simbas mediave të hueja, bashkështhemeluesi, identeti i të cilit nuk dihet thotë se mundet me revolucionue udhëtimin në rrugët ujore të qyteteve të mëdha.

 

Shperndaje në: