Kancelari austriak e jep lajmin e mirë për dy vendet e Ballkanit

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, asht shpreh pro hapjes së negociatave me Shqipninë dhe Maqedoninë.

“Nëse duam të shmangim konflikte në Ballkanin Perëndimor dhe të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit, duhet që t’i ofroni vendeve një ofertë të besueshme për një perspektivë europiane.

Me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet t’i hapim sa më shpejt negociatat për anëtarësim”, ka thanë  politikani konservator për “Welt am Sonntag”.

Simbas tij, Austria mbështet edhe progresin për aderim në BE të Serbisë dhe Malit të Zi.

Ndërkohë e përditshmja austriake, Die Presse, shkruen se Këshilli i Europës duhet me marrë nji vendim në Qershor, ku thekson se Komisioni e mbështet diçka të tillë.

Ndërsa në Gjermani, simbas gazetës austriake, CDU dhe CSU kanë rezerva lidhun me këtë çashtje.

Gazeta shkruen se Holanda dhe Finlanda po ngadalësojnë në vendimin e tyne, si edhe që Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dal kundër nji zgjanimi të BE’s, përcjell javanews.al

“Sa më e keqe të jetë perspektiva për anëtarësim, më të mëdha janë shanset për influencë të shteteve si Turqia dhe Rusia”, ka paralajmërue Kurz.

Die Press sjell gjithashtu në vëmendje fjalët e Kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama, i cili në nji intervistë për Reuters ka deklarue se nëse i jepet fund perspektivës europiane, atëherë kjo mundet me shkaktue “shumë zhvillime të këqija”.

 

 

Shperndaje në: