E thotë Vucic: Jemi gati me ba l’shime për Kosovën, por…!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tue fol sot për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, deklaroi se shteti i tij asht i gatshëm me zhvillue bisedime dhe me gjetë nji zgjidhje mes dy vendeve.

“Nuk e di nëse do të vazhdojnë në qershor, korrik apo gusht. Gjithsesi ne nuk do t’u ikim këtyre bisedimeve”, u shpreh Vucic.

Ai shtoi se pamvarësisht gatishmënisë së Beogradit për me vazhdue këto bisedime në Bruksel, duhet me pa edhe nëse ky dialog po prodhon diçka produktive në gjetjen e nji zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

“Sa herë që baj nji pyetje, ajo mbetet pa përgjigje. Na jemi të gatshëm me folë, mirëpo duhet edhe me pa rezultatet nga këto bisedime”, shtoi Vucic.

Ai shton se Serbia asht e gatshme për kompromise dhe l’shime, mirëpo vullnet për nji gja të tillë, Vucic thotë se duhet me pasë edhe pala kosovare.

Vucic këto komente i bani në nji konferencë për media mbas eventit të organizuem në Serbi për Ditën e Policisë.

 

Shperndaje në: