Arifi i reagon Vucic’it për marrëveshjen e energjisë, s’ka zbatim që 1720 ditë!

Kryesuesi i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka thanë se Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen për energjinë.

Përmes nji postimi në Facebook, Arifi ka deklarue se më 8 Shtator 2013 asht nënshkrue marrëveshja për energjinë në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë por edhe mbas 1 mijë e 720 ditëve nënshkrimi kjo marrëveshje nuk ka gjet zbatim.

“Me 8 shtator 2013 është nënshkruar marrëveshja për energjinë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Me ja kujtu Presidentit Serb se kjo dmth qe 1720 ditë shteti Serb ka nënshkruar implementimin por kurrë nuk e ka zbatuar. Të prekshme fjalimet e z. Vuçiq për besim. 1720 ditē”, ka shkrue Arifi.

Shperndaje në: