Xhavit Ukaj tregon se a u kapën hajnat që ia vjedhën 100 mijë euro në shtëpinë e tij

Policia ende nuk ka arritë me i kapë kryemësit e vjedhjes në shtëpinë e ish-deputetit të LDK’s, Xhavit Ukaj, të cilët atij ia vjedhën hiç ma pak se 100 mijë euro.

Fillimish ishte raportue se hajnat të cilët hynë me forcë në shtëpinë e Ukajt ishin identifikue dhe kapë nga Policia e Kosovës, mirëpo nji gja të tillë e ka demantue vetë ish-deputeti i LDK’s.

Në nji prononcim për lajmi.net, Ukaj mohoi se janë gjetë kryemësit e veprës, ku shtoi se personat e kapun nga policia janë për nji rast krejt tjetër.

“Jo, e kanë përzi me atë rastin mbrëmë që ka ndodhur një vjedhje, dhe këtu nuk ka diçka të vërtetë”, tha Ukaj.

Ndryshe, persona të panjoftun për Policinë e Kosovës, mbramjen e së Shtunës i vjedhën Xhavit Ukajt pare në vlerë 100 mijë euro si dhe nji sasi të arit.

Shperndaje në: