Miratohet edhe rezoluta për hapjen e kufinit mes Kosovës dhe Shqipnisë

Kuvendi i Kosovës ka miratue rezolutën për hapjen e kufinit mes Kosovës dhe Shqipnisë.

Me 73 vota për, asnji kundër dhe asnji abstenim, asht miratue Propozim-rezoluta për hapjen e tanësishme të kontrollit për hymje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipnisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë.

Ky propozim asht ba nga deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

 

Shperndaje në: