Mbas 88 ditësh, Italia bahet me Qeveri! Presidenti aprovon kabinetin ‘Conte’

Ma në fund, Presidenti italian Sergio Mattarella e ka aprovue kabinetin e paraqitun nga Lega Nord dhe “5 Yjet”.

Kthesa vjen plot 88 ditë nga dita e votimit, e mbi të gjitha mbas nji takimi kry me krye mes Salvinit e Di Maios, të cilëve ju bashkue edhe Kryeministri i mandatuem prej tyne, Giuseppe Conte.

Ky i fundit u takue me Presidentin Mattarella në orën 21:00 të mbramjes së t’Ejtes, takim gjatë të cilit prezentoi edhe listën përbamëse të kabinetit qeveritar.

Ajo që bje në sy asht se 5 nga 19 pjesëtarët e kabinetit janë gra.

Pjesa tjetër, 3 ministra janë teknikë, 9 i përkasin “5 yjeve” dhe 7 legistë.

Presidenti Sergio Mattarella tronditi mundësitë e formimit të nji qeverie koalicioni mes partive euroskeptike, para pak ditësh, tue vendos veton ndaj kandidatit 81-vjeçar Paolo Savona, nji kritik i ashpër i euros, për postin e Ministrit të Ekonomisë.

Tashmë Italia ka me pasë nji Qeveri politike dhe jo teknike.

 

Qe lista me emnat e Qeverisë së re italiane

President i Këshillit (kryeministër) – Giuseppe Conte
Zv.president i Këshillit (zv.kryeministër) dhe ministër i Punës – Luigi Di Maio (M5S)
Zv.president i Këshillit (zv.kryeministër) dhe ministër i Brendshëm – Matteo Salvini (Lega)
Marrëdhëniet me Parlamentin dhe demokracinë e drejtpërdrejtë – Riccardo Fraccaro (M5S)
Administrata Publike – Giulia Bongiorno (Lega)
Çështjet Rajonale dhe Autonomia – Erika Stefani (Lega)
Ministër për Jugun – Barbara Lezzi (M5S)
Ministër për Personat me Aftësi të Kufizuara – Lorenzo Fontana (Lega)
Ministër i Marrëdhënieve të Jashtme – Enzo Moavero Milanesi
Ministër i Drejtësisë – Alfonso Bonafede (M5S)
Ministër për Mjedisin – Sergio Costa (M5S)
Ministër i Mbrojtjes – Elisabetta Trenta (M5S)
Ministër i Ekonomisë – Giovanni Tria
Ministër për Politikat e Agrikulturës – Gian Marco Centinaio (Lega)
Ministër për Infrastrukturën – Danilo Toninelli (M5S)
Ministër i Arsimit – Marco Bussetti (Lega)
Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Alberto Bonisoli (M5S)
Ministër i Shëndetësisë – Giulia Grillo (M5S)
Ministër për Komunitetet – Paolo Savona
Nënsekretar i presidentit të Këshillit (kryeministrit) – Giancarlo Giorgetti (Lega).

 

Shperndaje në: