Diplomatja amerikane për iftar në Xhami të Prishtinës, jep këtë mesazh! (foto)

Iftarët dhe Syfyret në muejin e shejt të Ramazanit padyshim se kanë “lezet”. Kësisoj, të Premten në Xhaminë “Pamvarësia” asht shtrue nji iftar për të rijtë e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Por, e veçanta e këtij organizimi ishte pjesëmarrja e Zavendës ambasadores së ShBA’ve në Prishtinë, Coleen Hyland, me disa bashkëpunëtorë.

Hyland ka falenderue Imamin e Xhamisë, Nexhmi Hoxhen, për ftesën, me këtë rast ka thanë edhe disa fjalë.

“… ndihem tejet e nderueme që sot bashkë me ju, jam ulë rreth sofrës së iftarit. Ky muej asht i tillë që ju merrni kohë ma shumë për të mendue për vete dhe për të tjerët. Na kemi respekt për traditat tueja”, ka thanë diplomatja amerikane, Hyland.

Ndërsa, imami Nexhmi Hoxha falenderoi po ashtu Hyland dhe njikohësisht potencoi faktin se si popull shqiptar do të jenë gjithmonë mirënjohës për të mirat që na i ka dhanë populli i Amerikës.

Shperndaje në: