Dodik i ka do fjalë për refuzimin e ‘pakos’ amerikane nga Vucic

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik ka thanë se refuzimi i dokumentit të SHBA’ve për çashtjen e Kosovës nga ana e Presidentit serb, Aleksandar Vucic tregon se ky i fundit nuk pranon ultimatume në dam të Serbisë.

Dodik ka theksue se Vucic nuk ka me pranue nji zgjidhje të njianshme e cila kishte me qenë në kundërshtim me interesat e Serbisë, sovranitetin dhe integritetin territorial, përcjell lajmi.net

“Kjo është një tjetër dëshmi se presidenti i Serbisë në interes të shtetit ose popullit serb si tërësi, kurë nuk do të bie dakord për një kompromis pa interesa”, asht shpreh Dodik.

Ditë ma parë mediat serbe raportuen se Vucic hodhi poshtë propozimin e Amerikës për zgjidhjen e problemeve me Kosovën e cila njihej si ‘pakoja amerikane’.

‘Novosti’ ka raportue se refuzimi i Presidentit serb ka ardhë mbasi ‘pakon’ e ka cilësue të padenjë dhe të papranueshme për Serbinë.

 

 

Shperndaje në: