Era Istrefi poston ‘selfie-n’ legjendare, zbuloni me kend asht! (foto)

Kangëtarja nga Kosova Era Istrefi asht në kulmin e karrierës së saj.

Ishte i pabesueshëm lajmi se ajo kishte me qenë zani zyrtar i himnit të Kampionatit Botnor të Futbollit dhe kur kjo kangë u publikue të gjithë u ndjenë krenarë për të.

“Live it Up” e gjen 23-vjeçaren në bashkëpunim me aktorin e famshëm Will Smith i cili i asht rithye muzikës mbas vitesh shkëputje, me Nicky Jam si edhe me Dj Diplo i cili asht producent i këtij projekti.

Edhe pse ende nuk asht publikue klipi i këtij himni, Era na mban gjithmonë të përditësuem tue na shfaq momente të bukura me kolegët e ri.

Së fundmi ajo ka postue nji ‘selfie’ të cilën e ka quejt legjendare ku shfaqet me të gjithë skuadrën që kanë ba të mundun “Live it Up” por këtë i bashkohet edhe lojtari i famshëm Ronaldinjo.

 

Shperndaje në: