Shtetet e BE’s duen me marrë pjesë në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi

Vendet anëtare të BE’s kanë kërkue me u përfshi në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç kanë mësue burimet europiane për Radion Europa e Lirë në gjuhën serbe, shtetet e Bashkimit Europian po tregojnë kundërshtim ndaj mungesës së transparencës në lidhje me dialogun politik, sidomos me marrëveshjen përfundimtare.

Kjo asht ba e ditun të Premten e javës së kalueme në nji takim ku u takuen zyrtarë nga Shërbimi i politikës së jashtme të BE’s.

U kërkue që shtetet e BE’s me u informue gojarisht për procesin e dialogut, përcjell lajmi.net.

Simbas këtyne burimeve, shtetet anëtare të Bashkimit Europian nuk janë të knaquna që janë përjashtue në nji mënyrë nga i gjithë ky proces.

Siç spjegojnë burimet e Europës së Lirë, ekipi që udhëheqë dialogun në Bruksel nuk konsultohet asnjiherë me shtetet anëtare të BE’s.

“Dialogu po hynë në fazën kritike dhe shtetet e BE-së nuk janë pjesëmarrje kur një marrëveshje finale do të jetë historike. Ne kemi shprehur dyshime pse Mogherini po e mban këtë me fshehtësi të madhe”, ka thënë një burim anonim.

Bashkëbiseduesi tutje spejgoi se Mogherini për dialogun jep informacione vetëm sipërfaqësore, tue konfirmue se të dyja shtetet janë pro nji marrëveshje përfundimtare.

Tue marrë parasysh këtë gjendje dhe peshën e marrëveshjes finale, kryeqytetet e BE’s kanë kërkue përfshimjen e tyne në nji marëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nji nga hapat e diskutuem ka qenë edhe ideja që kjo temë me u përfshi në konkluzionet e Samitit të Qershorit, ku ka me u diskutue qeveritë e BE’s për Ballkanin Perëndimor.

Burimi ka konfirmue se po punohet që nji nga pikat përfundimtare me qenë që BE me pregaditë nji marrëveshje ligjërisht obligative ndërmjet dy vendeve.

Samiti ka me u mbajt më 28 dhe 29 Qershor, ku pritet me pasë vendime të randësishme.

Nëse konkluzionet përfshijnë kërkesën e vendeve anëtare për me qenë pjesë e dialogut, atëherë Mogherini kishte me qenë e detyrueme me përmbushë këtë kërkesë.

 

Shperndaje në: