Kjo asht ferma ma e madhe e kanabisit në botë, hyni mbrenda saj (video)

Kanada asht në prag të legalizimit të marihuanës për përdorim qetësimi dhe pikërisht këtu ndodhet ferma ma e madhe e prodhimit të kanabisit.

BBC vizitoi nji fermë të madhe kanabisi në British Columbia, operatorët e të cilës thonë se asht objekti ma i madh i këtij lloji në botë.

Ajo ka nji sipërfaqe prej 10 hektarësh dhe janë mbjellë 300 mijë bimë kanabis.

Në këtë fermë punon nji staf prej 180 personash, të cilët kujdesen për rritjen e bimëve narkotike.

Çdokush që ka mbush moshën 18 vjet mundet me qenë në gjendje me ble dhe me rritë sasi të vogla kanabis sativa.

Edhe pse në disa vende po luftohet për me i dhanë fund kanabisit, në Kanad kjo ka me u legalizue, ndërsa skeptikët janë shumë të shqetësuem për efektet që landa narkotike jep tek të rijtë.

Shperndaje në: