Mediat serbe: Këto tri shtete duen me imponue zgjidhjen për Kosovën

Gjermania, Franca dhe Holanda po kërkojnë që të angazhohen si ‘asistentë’ dhe të ndihmojnë përfaqësuesen e naltë të Bashkimit Europian, Federica Mogherinin në mënyrë që t’ia ‘imponojnë’ zgjidhjen ma të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu shkruen gazeta serbe ‘Novosti’ tue iu referue burimeve diplomatike dhe shton se struktura e dialogut Kosovë-Serbi do të përforcohet në prag të fazës finale të bisedimeve.

Simbas gazetës, mbrenda Bashkimit Europian kanë fillue të formohen dy blloqe, ata që janë të pakënaqun me ngadalësimin e procesit dhe nji grup i vendeve të udhëhequna nga Spanja, e cila nuk e ka njoft pamvarësinë e Kosovës dhe dëshiron që të njohin rrjedhën e negociatave të ardhshme në detaje, si dhe të konsulltohen në këtë proces.

Shperndaje në: