Jo veç Gjermania, por mjekët po ia merr Kosovës edhe Arabia (foto)

Një njoftim zyrtar i vulosur është vendosur në hyrjen zyrtare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Por njoftimi nuk është i SHSKUK-së, por i një kompanie të quajtur “Dignity Recruitment Solutions”.

Kjo kompani synon m’i nxjerr mjekët e infermierët nga QKUK, e t’i dërgojë në Arabinë Saudite. Këtë madje ia ka mundësue edhe vet QKUK, tue lejue që njoftimi i kompanisë të vendoset në hymjen kryesore.

“Njoftohen të gjithë të interesuarit se kompania Dignity recruitment Solutions në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Arabisë Saudite organizon punëtori për njoftimin mbi mundësinë e punësimit si mjek/e apo infermier/e në Arabinë Saudite”, thuhet në këtë njoftim.

Aty janë vendosë edhe numrat e telefonit, por të njajtit Gazeta i ka fshi për mos me jau dhanë mundësinë e reklamimit sikurse ka ba Qendra Klinike Universitare. Kjo gja ndodh në kohën kur Kosova po alarmohet nga ikja e personelit mjekësor nga Kosova.

Shperndaje në: