NATO merr vendim për dy seli të reja, zbuloni vendet!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, njoftoi se NATO ka me hapë selitë e reja në Shtetet e Bashkueme dhe Gjermani.

Komanda e Përbashkët Atlantike ka me u vendos në Norfolk, Virginia të ShBA’ve, e cila ka me u përgjigjë për sigurinë e korsive detare midis Amerikës së Veriut dhe Europës.

Selia tjetër ka me u vendos në Ulm të Gjermanisë për me sigurue mbështetje logjistike dhe mobilizimin ushtarak në Europë.

Stoltenberg tha se shefat e mbrojtjes e të gjitha vendeve mbështesin gjithashtu nji nismë të zgjanueme gadishmënie të quejtun “Four 30s” dhe zotohen me sigurue që NATO mundet me dislokue, deri në vitin 2020, 30 batalione të mekanizueme, nji skuadron të forcave ajrore dhe 30 anije ushtarake.

 

Shperndaje në: