Haradinaj i ndërpret fjalën nji grueje që pretendonte korrigjimin e historisë, sban pa e pa videon!

Nji incident i vogël ka ndodh në ceremoninë e shënimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mes të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe të bijes së Mehmet Dërrallës.

Nji grua mori fjalën jashtë protokollit në ceremoninë e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, por ajo u ndërpre me forcë nga vetë Kryeministri Haradinaj.

Gruaja në fjalë doli në foltore dhe filloi të prezentohet si trashëgimtare e nji Ministri të Qeverisë së Pamvaresisë së Shqipnisë, i cili simbas saj ishte i vetmi që kishte mbrojt Shqipninë nga copëtimi i saj, qe i ishte ba në Konferencën e Londrës së vitit 1913.

Tue pa se kjo grue kishte ardh me qëllimin që të pretendojë me qit në pah tradhëtinë që simbas saj prijësit e kohës i kishin ba Shqipnisë, Haradinaj u ngrit vetë dhe me ndihmën edhe të disa personave të tjerë, e largoi atë nga foltorja.

Shperndaje në: