A duhet me hangër banane me barkun e thatë, zbuloni të vërtetën!

Prej të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi asht absolutisht ma i randësishmi.

Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet me hangër sikur të ishim mbretër dhe mbretnesha, në sensin e marrjes së ushqyesve ma të randësishëm.

E megjithatë, këto këshilla shpesh bien në vesh të shurdhën, falë stilit kaotik të jetesës dhe jo vetëm.

Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk kanë kohë m’u ulë në tavolinë e me hangër mëngjes, ndaj mjaftohen me nji banane.

Ky frut asht padyshim mirëbërës për organizmin dhe i vjen në ndihmë zemrës dhe trupit.

Banania mirëmban tensionin e gjakut, lufton depresionin, konstipacionin, urthin dhe ulçerën.

Ky frut përmban hekur ndaj stimulon prodhimin e hemoglobinës.

 

Kur duhet me hangër bananet?

 

Në një kohë kur vlerat e bananes janë të pakundërshtueshme, ekspertët janë të ndarë mbi ngrënien e bananes me stomak bosh apo plot.

Disa ekspertë thonë se bananet janë plot me kalium, fibër, magnez që e pajisin organizmin me shumë energji. Ata thonë se bananet duhen ngrënë çdo ditë edhe për vetë faktin se përmbajnë vitaminën B6.

Sipas tyre, banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh për arsyet e mëposhtme: Sipas të dhënave të AgroWeb.org niveli i lartë i sheqernave u jep energji, por kjo e fundit është afatshkurtër dhe më pas do të jeni të plogësht.

Bananet ju ngopin shpejt dhe mund të ndiheni të përgjumur ose të lodhur. Për shkak të aciditetit ju mund të keni probleme me zorrët.

Ekspertët britanikë shprehen se mirësia e bananes duhet shfrytëzuar pasi keni ngrënë mëngjes. Për më tepër, përmbajtja e lartë e magnezit mund të prishë ekuilibrat mes kalçiumit dhe mangeznit në gjak duke shkaktuar një efekt të kundërt në sistemin kardiovaskular.

Shumë profesionistë të tjerë janë të mendimit se frutat në përgjithësi nuk duhen konsumuar me stomak bosh. Një mënyrë e thjeshtë për t’i ngrënë ato është duke i kombinuar me ushqime të tjera.

Këshillat më të mira për konsumimin e bananes
Bananen mund ta hani në mëngjes vetëm duke e kombinuar me ushqime të tjera, duke shmangur kështu shqetësime të panevojshme. Ju mund të hani tërshërë me qumësht me banane, ose të kombinoni fruta pylli, banane, drithëra dhe kos./AgroWeb

Shperndaje në: