Thaçi: Ballkani s’ka pasë kurrë mundësi ma të mira për me përfundue procesin e paqes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë si panelist në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Monteral, në Kanadë i cili ka me vazhdue deri më 14 qershor.

Mbas përfundimit të diskutimit në Monteral, Thaçi ka thanë se Ballkani nuk ka pas asnjiherë mundësi ma të mira për me përfundue procesin e paqes dhe për me zgjanue arkitekturën e re euroatlantike që mbështet paqen dhe përparimin.

Përmes nji postimi në Twitter ai ka ba të ditun se në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar ka folë për dritaren e mundësisë që ka Kosova për me avancue në agjendën pozitive në Europë.

Thaçi ka qenë pjesë e panelit “Europa në udhëkryq”, ku asht diskutue për perspektivën europiane të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe te Bashkimit Europian.

Presidenti ka qenë panelist së bashku  me liderë dhe ekspertë botnor, në mesin e tyne edhe ish-kryeministri kanadez, Jean Chretien.

 

Shperndaje në: