VV befason çka ka ba me padinë kundër Shaqir Totajt!

Vetëvendosje ka tërheqë padinë kundër ish-kandidatit të PDK’s për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Landa asht mbyllë nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Padia e paditësit Lëvizja Vetëvendosje-Prizren e parashtruar kundër Shaqir Totajt nga Prizreni është tërhequr”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, shkruen “PrizrenPress”.

Kallximi penal ishte ba për gjuhën e përdorun gjatë fushatës nga Totaj.

Vetëvendosje në atë kohë publikoi nji audio-incizim që pretendonte se ndigjohet kandidati i PDK’s për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, derisa thotë se “ka ardhur koha që qytetin e Prizrenit mos me ja lonë në dorë njerëzve që s’dinë me fol shqip”, tue iu referue Mytaher Haskukës, kandidatit të VV’s për kryetar të Prizrenit.

Po ashtu, në të njajtin audio-incizim, simbas degës së VV’s në Prizren, ndigjohet Shaqir Totaj derisa flet me nënçmim për komunitetin turk.

“A mendon se dikush tjetër, turqelia që s’din me fol shqip, ka me ardh me ta rregullu çështjen e ujit e t’rrymës?”, ndigjohet derisa thotë Totaj në nji prononcim tjetër, i cili, simbas LVV, asht ba në nji tubim parazgjedhor në Has.

Shaqir Totaj(PDK) dhe Mytaher Haskuka (VV), në zgjedhjet lokale të vitit të kaluem kanë qenë kandidatë për kryetar të Prizrrenit.

Totaj humbi garën e ballotazhit përballës Haskukës, për pak vota.

Vetëvendosje mbas fitores së Haskukës, nuk asht marrë me padinë e ngritun kundër Totajt.

Ajo nuk i asht përgjigjë as kërkesës së Gjykatës që të plotësojë e përmisojë padinë.

Zadhanësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, tha se në shkresat e landës egziston konstatimi(fletë- dërgesa), se paditësi e ka pranue kërkesën e gjykatës për përmisiomin dhe plotësimin e padisë.

“Paditësi nuk është përgjigjur në kërkesën e gjykatës, në kohën e paraparë me ligj, prandaj edhe gjykata ka marrë aktvendim që kjo çështje kontestimore është e tërhequr”, tha Kicaj për “PrizrenPress”.

Shperndaje në: