NATO i ka do fjalë për emnin e ri të Maqedonisë!

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përshëndet sot zgjidhjen për emnin ndërmjet Shkupit dhe Athinës, tue thanë se kjo asht nji marrëveshje historike dhe dëshmi e diplomacisë së durueshme dhe vullnetit të liderëve të dyja vendeve.

“Tash u bëj thirrje të dyja vendeve të finalizojnë marrëveshjen e arritur sot nga të dy liderët. Kjo do të vendosë Shkupin në rrugën e tij drejt anëtarësimit në NATO dhe do të ndihmojë për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thanë ai.

Kryeministri Zoran Zaev ka thanë se asht arritë marrëveshja për emnin, simbas të cilës nga sot ky vend ka me u quejt Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

Shperndaje në: