Ronaldo befason krejt: Ky lojtar mundet me fitue ‘Topin e Artë’

Cristiano Ronaldo ka fol për fituesin e mundshëm të “Topit të Artë”.

Portugezi nuk ka kursye elozhet për egjiptianin i cili simbas tij ka zhvillue nji sezon sensacional në Premier League tue shënue 44 golla në të gjitha garat.

Ronaldo, i cili i ka nda me Messin nga pesë Topa të Artë secili që prej vitit 2008, shpreson se egjiptiani ka me qenë i gatshëm për Kupën e Botës.

“Salah ka qenë ndër zbulimet e vitit”, ka thanë Ronaldo.

“Shpresoj se lëndimi në finale në Kiev nuk do ta mbajë jashtë Botërorit”, shtoi ai.

 

Shperndaje në: