Vucic nga Turqia falënderon Ukrainën që s’e ka njoft Kosovën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic sot në Eskisheher, Turqi, asht takue me Kryetarin e Ukrainës Petro Poroshenko.

Vucic, me këtë rast ka shprer falënderimin për Ukrainën për shkak se nuk e ka njohft Pamvarësinë e Kosovës dha ka theksue se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës.

“Ukraina respekton dhe do të respektojë integritetin territorial të Serbisë, ka thënë Poroshenko i cili e ka lutur Vucicin që ta përdorë autoritetin vet dhe të apelojë te politikanët në Serbi që të mos zhvillojnë fushatë kundër Ukrainës”, thotë kumtesa nga Presidenca serbe, njofton FoNet

Vucic dhe Poroshenko, me ftesë të kryetarit të Turqisë Recep Tayyp Erdogan, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të gazsjellësit TANAP në qytetin turk Eskishehër.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin, i ndodhun në Tiranë në njëivizitë zyrtare gjatë vitit 2016, kishte pranue se mosnjohja e Kosovës vjen vetëm për shkak të paralelizmave që Rusia heq mes saj dhe Krimesë.

 

Shperndaje në: