Sistemi i drejtësisë ende s’ka arritë me u pamvarësue!

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka thanë se ende sistemi i drejtësisë në vendin tonë nuk e ka arritë konceptin e pamvarësimit për faktin se ende ka interferime dhe ndikime të politikës.

Në këtë intervistë për gazetën Epoka e re, ai ka thanë se prania e EULEX’it edhe për dy vjetët e ardhshëm asht nji lloj mekanizmi që në nji masë e mbron sistemin e drejtësisë prej interferimeve politike të njerëzve që janë në pushtet.

Salihu ka pohue se nëse Kosova nuk ka me tregue rezultate të mira në sistemin e drejtësisë, atëherë ka shumë gjasa që edhe mbas dy vjetësh persëri EULEX me ju vazhdue mandati.

Ai ka thanë se edhe Gjykata Speciale asht nji ndër shkaqet dhe arsyet që ka ndikue me ju vazhdue mandati misionit të EULEX’it.

 

Shperndaje në: