Mjekët alarmojnë: Nji smundje e re po përhapet ‘përmes’ telefonit!

Shkencëtarët nga Hong Kongu thonë se kanë zbulue nji smundje të re.

“Ankthi i ndamjes nga telefoni” quhet simptoma që, simbas shkencëtarëve aziatikë, ka prek shumicën e njerëzve tashma.

Ata thonë se njeriu e shikon mobilin si nji zgjatim të vetes dhe se nuk mundet me jetue dot më pa postue në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Simptomat përfshijnë paaftësinë për me fik telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, mbushja e shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo ma pak e randësishmja, marrja e telefonit me vete kur shkojmë në tualet.

Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quejt nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e ma shumë.

 

Shperndaje në: