“Tërmet” në futbollin spanjoll, merret vendimi për selektorin e Spanjës

Julien Lopetegui asht shkarkue nga posti i selektorit të Spanjës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, pritej të ishte në kongresin e FIFA sot, por u kthy në qëndren stervitore të Spanjës të Martën mbrama m’u marrë me këtë çashtje.

“Jemi detyrue ta shkarkojmë trajnerin e Kombëtares. I urojmë shumë fat!”, ka thanë Rubiales në nji konferencë për media.

“Negociatat kanë ndodhë pa dijeninë tonë dhe na u informuem vetëm pesë minuta para se marrëveshja të bahej publike. Në këtë rast duhej të reagonim”, ka thanë ai.

Lopetegui asht emnue trajner i Real Madrid.

Shperndaje në: