Botnori 2026 ka me qenë me të vërtetë historik: Qe ku ka me u luejt!

Botënri 2026 ka me qenë i veçantë për shumë arsye.

I pari asht se do të zhvillohet për herë të parë me nji formulë të re, me 48 ekipe pjesëmarrëse.

I dyti asht padyshim fakti që do të zhvillohet për herë të parë në tre vende të ndryshme.

Kongresi i FIFA’s ka votue sot që Botnori 2026 të zhvillohet bashkënisht mes SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, të cilët kanë mujt në votim kandidaturën e Marokut.

Propozimi nga Amerika e Veriut ka fitue me diferencë të ndjeshme votimin në Kongres, tue marrë 134 vota përballë 65 të propozimit nga shteti afrikan. /vipsport.al/

Shperndaje në: