Regjisori Bekim Lumi: Përfundimisht e folmja skenike duhet me qenë gegnishtja

Në Teatrin Kombëtar, regjisori Bekim Lumi ka mbajt konferencë për media, ku ka prezentue shfaqjen “ARTURO UI”.

Lumi, ndër të tjera ka thanë se, përfundimisht e folmja skenike duhet me qenë e folmja gegnishte.

Kur komeditë kan qenë të ndertueme mbi gegnishten, shikuesit janë nda shumë ma të kënaqun, me të qeshunat e tyne, dhe kjo më ka ba me i heq dyshimet qe i kisha në krye, dhe përfundimisht e folmja skenike duhet me qenë e folmja gegnishte”, ka deklarue regjisori Bekim Lumi, raporton Rrokum.TV

Ma tej, regjisori Lumi tha se ka zgjedhë këtë shfaqje, për shkak të temës që e trajton dhe për shkak të aktualitetit të saj të vazhdueshëm, kjo dramë ndërlidhet me shumë nga trendët dhe zhvillimet e përçudshme nëpër botë. E, tragjikisht, edhe me Kosovën e mbasluftës e këndej, dhe se asht i lumtun që përkundër sfidave, ja ka dalë.

Përveç qëllimeve artistike e estetike, arsye tjetër e shfaqjes asht edhe 20 vjetori i artit dhe krijimtarisë së regjisorit Bekim Lumi./Rrokum.TV

Shperndaje në: