Agim Bahtiri asht milioner, kjo asht pasunia e tij (dokument)

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklarue se posedon pasuni të paluejtshme vlera e së cilës kalon shifrën e 8 milionë eurove, apo ma saktë 8 milionë e 43 mijë euro.

Pasuni të paluejtshme Bahtiri ka raportue katër shtëpi me shuma prej 860 mijë, 200 mijë dhe 150 mijë eurosh.

Kurse pasunia e tij e paluejtshme që ka vlerën ma të madhe asht nji tokë bujqësore e trashëgueme nga baba me vlerë prej 6 milionë e 200 mijë eurosh.

Bahtiri posedon edhe nji kerr të tipit Audi Q7 të blerë para dy vjetesh me çmim 10 mijë euro.

Në Bankën Ekonomike, Bahtiri ka 7 mijë e 150 euro, kurse ka nji kredi prej 450 mijë euro për blemje të shtëpisë.

Sa i përket të hyrave vjetore, Bahtiri ka deklarue pagën vjetore që merr nga Kuvendi Komunal në komunën e Mitrovicës, 15 mijë e 753 euro dhe pagën që e merr nga fabrika e kërpudhave “Green Mushroom Farm” në Holandë prej 336 mijë euro.

Shperndaje në: