Qe çka ka me u diskutue nesër në Parlament

Kuvendi i Kosovës ka ba me dije se të Ejten nga ora 10:00 do të vazhdojnë seancat e mbetuna në gjysë të datave 5,6 dhe 8 Qershor.

Mbas përfundimit të pikave nga këto seanca, do të nis seaca e re.

Ma poshtë rendi i ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,Koha për pyetje parlamentare,Interpelancë me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

Shperndaje në: