Veseli, takime të shumta në Strasburg, merr përkrahje për vizat (foto)

Në vazhdën e vizitës në Strasburg, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvillue sot takime të ndame me eurodeputetë të forcave të ndryshme politike dhe njiherit raportues për vende të ndryshme të Ballkanit.

Kryeparlamentari Veseli, në Parlamentin Europian zhvilloi takime të veçanta me zavendës presidentin e Parlamentit Europian, Rainer Wieland, me kryesuesin e AFET, njiherit Raportues për Serbinë, David McAllister, udhëheqësin e Delegacionit për BiH dhe Kosovë, Tonino Picula, udhëheqësin e grupit politik Social Demokrat (S&D) në Parlamentin Europian, Udo Bullmann.

Në këto takime u diskutue për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova në rrugën drejt integrimeve europiane, me fokus angazhimet e institucioneve në procesin e liberalizimit të vizave.

Mandej, kryeparlamentari Veseli ka zhvillue takime edhe me eurodeputetët Andrey Kovatchev, Asim Ademov dhe me Angel Dzambaski.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli i njohu eurodeputetët me arritjet e Kosovës në shumë fusha dhe përkushtimin institucional për të çue përpara perspektivën euro-atlantike.

Edhe në këtë takime kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se populli i Kosovës pret që mbrenda vitit t’i mundësohet lëvizja e lirë në Zonën Shengen.

Anëtarët e Parlamentit Europian, nga ana e tyne, shprehën kënaqësinë për përparimet në Kosovë dhe e kanë falënderue kryeparlamentarin Veseli për vizitën në Strasburg si dhe për prezentimin e përparimeve që ka shënue Kosova në rrugën e reformave europiane, me theks të veçantë në përmbushjen e gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.

Shperndaje në: