Autobiografia e Clinton, “mollë” sherri në Serbi, përmendet Kosova!

Autobiografia e Hillary Clintonit asht kthy në “mollë” sherri në Serbi.

Institucioni që përfaqëson komunitetin shqiptar në vend mohoi se ka kërkue përfshimjen e këtij libri në kurrikulat e nxanësve shqiptarë mbas reagimit të ashpër të nji ministri serb, i cili kujtoi rolin e bashkëshortit të saj në fushatën e bombardimeve gjatë luftës së Kosovës.

Nuk e kemi kërkue nji gja të tillë, tha për BIRN, Sekretari i këshillit kombëtar shqiptar Enver Mehmeti.

Ai spjegon se ajo që ky organizimi propozoi ishte vetëm që tekstet në gjuhën shqipe me u përdor nëpër shkolla që ndjekin programin e miratuem prej Qeverisë.

Por ministri serb i Arsimit, Mladen Sarcevic reagoi tue thanë se “nuk kanë me lejue që në shkollat e mesme, nxanësit me mësue mbi pjesëtarë të familjes që urdhnoi bombardimin e Serbisë”, tue ju referue fushatës ajrore të NATO’s të vitit 1999, e cila synonte me ju dhanë fund operacioneve ushtarake të Beogradit në Kosovë.

“Nëse shqiptarët e shohin familjen Clinton si një të mirë supreme, ne e shohim atë si të keqen supreme”, citohet të ketë thënë Sarcevic.

Përfaqësues të këshillit kombëtar shqiptar sqarojnë se autobiografia e Clintonit duhet me shërby thjesht si shembull i nji teksti shkollor për këtë zhanër, por leximi i saj nuk do t’ishte i detyrueshëm.

 

Shperndaje në: