Mbytet nji 20 vjeçar në detin e Durrësit

Nji ngjarje e randë ka ndodh sot, nji 20 vjeçar asht mbyt në det tue mos dit shkaqet e ngjarjes së randë që ka ndodh pak orë ma parë.

20-vjeçar i cili ka humb jetën në Currila të Durrësit mbasi asht mbyt në det.

Policia ka konfirmue rastin tue thanë se ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të randë.

“Më datë 13.06.2018, rreth orës 13:50, në Currila është mbytur në det shtetasi E.L. 20 vjeç, banues në Durrës”, thotë policia e Durrësit, teksa policia janë në vendngjarje për me zbardh shkaqet.

Rastet e rrezikut të mbytjes në bregdetin shqiptar gjatë këtij viti kanë fillue shumë herët, tue pa edhe rastet mahershme.

 

Shperndaje në: