Amerikanët dhe britanikët me 18 mijë ushtarë n’kufi me Rusinë (foto)

Forcat elitare të ushtrive të Shteteve të Bashkueme të Amerikës dhe Britanisë së Madhe kanë zhvillue nji ndër stërvitjet ma të mëdha ushtarake në botë, përgjatë shteteve të Baltikut, të cilat gjenden në kufi me Rusinë.

Divizioni i Marinës Mbretnore britanike ka patrullue rreth 30 kilometra në lindje të kryeqytetit të Letonisë, Riga, ndërkohë që e tanë stërvitja shtrihet nga Poznani në perëndim të Polonisë deri thellë në Letoni tue mbulue disa prej shteteve që ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Përveç forcave britanike, në ushtrim kanë marrë pjesë edhe ato amerikane, norvegjeze dhe nga 15 shtete të tjera, tue formue një personel prej 18 mijë ushtarësh – 12,500 prej të cilëve ishin amerikanë.

Shtetet perëndimore kanë forcue praninë në lindje të Europës, që kur Rusia kishte aneksue ushtarakisht rajonin e Ukrainës, Krimenë dhe vazhdon me shkaktue probleme me rebelët në lindje të Ukrainës.

Shperndaje në: