Haradinaj e jep nji lajm të mirë për komunat e vendit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në konferencën “10 vite mbas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale”, të organizueme nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).

Haradinaj në këtë konferencë ka thanë se asht nevoja me u krijue nji mekanizëm i përhershëm komunikimi, me rritë efikasitetin e punës ndërmjet qeverisjes nacionale dhe lokale.

“Vetëm zhvillimi i barabartë dhe i qëndrueshëm na garanton rrugëtim të sigurt si vend dhe shoqëri. Theksova nevojën që të krijohet një mekanizëm i përhershëm komunikimi, që rritë efikasitetin e punës ndërmjet qeverisjes nacionale dhe lokale.

Qeveria tashmë është e angazhuar që mos t’i lë të vetme komunat në ballafaqim me problemet e sfidat me të cilat përballen dhe do të jetë partner i ngushtë i tyre për realizimin e të gjitha projekteve, që lehtësojnë jetën e qytetarëve”, ka shkrue Haradinaj në rrjetin social Facebook.

 

Shperndaje në: