Mediat serbe: Thaçi e Vucic takohen n’fund të Qershorit për…!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksander Vucic, pritet me u takue persëri në fund të Qershorit.

Kështu të paktën shkruen Tanjugu i Serbisë, i cili tue ju referue burimeve të veta shkruen po ashtu se ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Europian për fillimin e raundit të ri të bisedimeve në nivel të përfaqësimit të naltë politik mes Prishtinës dhe Beogradit.

Simbas këtyne burimeve, Bashkimi Europian asht në pregaditje e sipër të terrenit për takimin mes Thaçit dhe Vucic’it në Bruksel, mirëpo nji gja e tillë asht e vështirë për shkak të agjendës së ngjeshun të dy Presidentëve.

“Raundi i ri nuk pritet të nisë më 27 qershor ashtu siç është raportuar për shkak të vizitës së shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini”, citohet të kenë ba të ditun burimet  e Tanjug.

Po ashtu simbas këtyne burimeve, kurdo që mbahet ky takim mes dy Presidentëve, temë kryesore kanë me qenë elementet e fazës së re të dialogut, në mënyrë që t’arrihet nji marrëveshje e pranueshme për të dy palët.

 

Shperndaje në: