‘Befason’ Ivanov, ky asht qëndrimi i tij për emnin e ri të Maqedonisë!

Presidenti Gjorge Ivanov njoftoi se nuk ka me mbështetë dhe nuk ka me nënshkrue marrëveshjen me Greqinë për emnin ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’

Ai shtoi se kjo marrëveshje asht e damshme dhe e keqe për vendin dhe historinë 73 vjeçare.

Presidenti tha se procesi i negociatave ka qenë jo-transparent kurse Qeveria nuk ka pas guxim për me bashkëpunue me akterët tjerë në vend.

“Bashkimi Evropian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe”, tha Ivanov.

Si përfundim ai i banii thirrje gjithë popullit maqedonas, kudo që ndodhet mos të tutet sepse ai nuk ka me ra pre e asnji kërcënimi apo shtypje me u tërheqë nga qëndrimi i tij, raporton Alsat-m.

 

Shperndaje në: