Teksa nga ndajnë 24 orë nga fillimi i eventit ma të randësishëm futbollistik në planet “Rusi 2018” kanë fillue parashikimet e para se kush kanë me qenë gjysë finalistet.
Dhe këtë gja e ka ba nji derr që ka befasue.
Ai ka përcaktue që Belgjika, Argjentina, Nigeria dhe Uruguai kanë me qënë 4 skudrat që kanë me shkue në gjysëfinalet e Botnorit.
Derri ka nji rekord “100 për qind të parashikimit” të rezultateve sportive simbas pronarit të tij Juliette Stevens.
Derr i zi ka parashikue ma parë fituesin e Kupës Botnore të 2014 dhe finalet e tenisit në Wimbledon.
Por ai madje parashikoi Brexit dhe se Donald Trump kishte me fitue zgjedhjet presidenciale në Amerikë.