Vdes nji kosovar derisa po punonte në Zvicër

Të Martën në mesditë ka ndodh nji tragjedi në nji kantierë ndërtimi në komunën Wilderswil të Zvicrës.

Nji mjeshtër nga Kosova (61) asht plagos për vdekje shkruen media zvicerane ‘JF’.

Lajmin e ka konfirmue edhe policia, e cila ka pranue thirrje rreth orës 11:30.

61 vjeçari me banim ishte nga Berna.

Simbas njohunive të deritanishme i ndjeri merrej kryesisht me shtruemjen e rrugëve, përcjell albinfo.ch.

Gjatë punës së sotme, ai mori plagë vdekjepruese nga goditja me nji pllakë çeliku.

61 vjeçari nuk u mbijetoi plagëve përkundër ndërhymjes së shpejtë nga ambulanca dhe skuadrës Rega.

 

Shperndaje në: