Politikania ruse thirrje vajzave: Mos bani seks me tifozët e huej

Edhe nji ditë na ndan nga nisja e Kampionatit Botnor, ndërsa Rusia asht kthy në qendrën e vëmendjes.

Mija tifozë nga vende të ndryshme kanë zbarkue në vendin organizator.

Ndërsa të gjithë janë në pritje të spektaklit, Kryetarja e Parlamentit rus i ka ba thirrje vajzave ruse mos me krye marrëdhanie seksuale me tifozët e huej që mbërrijnë për Kupën e Botës.

“Do të ketë vajza që takojnë njerëz dhe pastaj do të lindin. Ndoshta ata do të martohen, ndoshta ata jo. Por fëmijët e fëmijëve do të vuajnë, ashtu siç vuajtën pas Olimpiadës së viteve 1980. Është një gjë nëse prindërit janë të së njëjtës gjini, krejt tjetër në qoftë se ata janë të racave të ndryshme. E di që fëmijët vuajnë gjithashtu dhe të gjithë qëndrojnë me nënën“.-përfundoi Pletnyova.

Simbas statistikave, Rusia asht vendi ma i prekun me HIV në Europë.

Mësohet se 1 milion tifozë të futbollit kanë me mbrri në Rusi për turneun.

Mbi 2 milionë bileta janë shit.

 

Shperndaje në: