Nesër nis Botnori, këto janë ndeshjet për fazën e grupeve (foto)

Ditën e nesërme starton Kampionati Botnor i Futbollit “Rusi 2018” dhe gjithçka ka me nisë me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite në orën 17:00 tue çel kështu siparin e nji mueji me plot 64 sfida emocionuese.

Ndeshja Rusi-Arabi Saudite ka me u zhvillue në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, ndërsa gjykimi i asht besue arbitnave argjentinas me kryesorin Nestor Pitana, emën i njoftun që nga kampionati i kaluem.

Faza e parë e Botnorit përbahet nga 48 ndeshje mes ekipeve të ndame në 8 grupe dhe ka me zgjatë deri me 28 Qershor, ku dy nga kombëtaret kanë me sigurue ma shumë pikë kanë me kalue në fazën tjetër.

Faza e dytë e kampionatit fillon me 30 Qershori, ku 16 skuadrat e dala nga grupet duelojnë me njana-tjetrën për me qenë sa ma pranë finales, e cila ka me u mbajt me 15 Korrik.

 

Vendi dhe ora për të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve “Rusi 2018”:

Shperndaje në: