Veseli: Ka levizje për vizat edhe nga shtetet qe s’nja njohin!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thanë se ka lëvizje pozitive edhe te vendet e BE’s, që nuk e njohin Kosovën sa i takon çashtjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka fol për RTK’n, ku asht ndalë te qëndrimi i tij në Francë dhe te takimet që i ka zhvillue me deputetët e Parlamentit Europian.

“Ka lëvizje pozitive. Janë pesë vendet që nuk e kanë njohur shtetin. E kemi takuar një koleg nga Rumania, shtet që nuk e ka njohur Kosovën, dhe e falënderoj për qëndrimin korrekt sa i përket liberalizimit të vizave”, ka thanë Veseli.

Veseli ka thanë se ka marrë mbështetje në Parlamentin Europian për sa i takon liberalizimit të vizave.

“Jam shumë i sigurt se liberalizimi i vizave për aq sa varet nga Parlamenti Evropian do të ndodhë. Ka një qëndrim shumë pozitiv. I kam siguruar të gjithë kolegët e mi se kosovarët do të marrin liberalizimin e vizave dhe në të njëjtën kohë do të jenë shumë korrekt me qëndrimin e tyre në BE”, ka thanë ai.

Veseli ka tregue se mbas Strasburgut ka me qëndrue edhe në Paris.

“Pas Strasburgut do të jem në Paris. Do të vazhdojmë në këtë mënyrë që të ndodhë ajo që duhet të ndodhë. Kosova është vend Evropian, Kosova po bën progres çdo ditë, Kosova ka nevojë për më shumë njohje brenda BE-së.  Kosova nuk është vend refugjat”, ka thanë Veseli.

 

Shperndaje në: