Raportuesi i PE’s po kërkon diçka për Kosovën e Serbinë

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister ka thanë se Serbia duhet gradualisht me harmonizue politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me BE’n.

McAllister ka theksue se dialogu Beograd-Prishtinë duhet me përshpejtue punën në nji fazë të re në mënyrë që t’arrihet normalizimi i plotë.

Simbas tij, duhet me vendos për nji marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, përcjell lajmi.net.

Këto vlerësime McAllister i ka publikue në raportin e tij vjetor për Serbinë.

Në dokument, zyrtari i BE’s ka përgëzue Presidentin serb, Aleksandar Vucic rreth iniciativës për me nis dialogun e mbrendshëm për Kosovën.

Aty theksohet randësia e krijimit të Asociacionit të komunave serbe dhe kërkohet në mënyrë të përsëritun që të gjitha marrëveshjet me u zbatue.

 

Shperndaje në: