Shënohet Dita Botnore e dhurimit të gjakut

Sot asht Dita Botnore e dhurimit të gjakut.

Që prej vitit 2004 kjo datë shënohet me fushatë për dhurimin e gjakut për me pshtue jetën e atyne në nevojë.

Çdo vit më 14 Qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botnore e Dhurimit të Gjakut”.

Temat e fushatave që organizohen janë të ndryshme, megjithatë kanë nji qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për me dhurue gjak dhe për me pshtue jetë të atyne që janë në nevojë.

Kjo ditë shënohet çdo vit edhe në Kosovë dhe këtë vit zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë me organizue dhanien vullnetare të gjakut me qëllim të ngritjes së vetëdijes për randësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij.

Gjithashtu, kjo ditë fokusohet edhe në falënderimin e të gjithë dhuruesve vullnetarë të gjakut të cilët shpëtojnë jetë çdo ditë me dhurimin e gjakut të tyne.

 

Shperndaje në: